Gjakderdhja pas lindjes
Agnesa Mula
(13 vite më parë)
Përshëndetje Agnesa
Periudha e lehonisë, shoqërohet me sekrecione hemorragjike. Këto sekrecione, mund të jenë më të shtuara ose më të pakta në fluks, më të errëta ose më të kuqe dhe zgjatin deri në 40-të ditë. Nga sa shkruan, duket se çdo gjë është normale. Nëse hemorragjia vazhdon e shtuar më shumë se zakonisht ose kalon këtë periudhë, bëj një analizë gjaku dhe drejtohu tek mjeku që të ka pritur lindjen.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe desha te beje nje pytje kam lind me operacion qe 2jave ne javen e pare kam pas gjakederdhje me te shtuar ndersa tani ne javen e dyte kam shum pak vetem me brengosna qe a esht normale te kem ende gjakderdhje edhe pas dy jave,pres mendimin tuaj