Rezultatet e analizave mikrobiologjike
Qershiza Qershiza
(13 vite më parë)
Përshëndetje Qershiza
Nëse kultura e sekrecioneve vaginale ka rezultuar negative, tregon që nuk është i pranishëm një infeksion vaginal. Nëse dyshon për infeksion urinar, bëj një analizë dhe kulturë të urinës.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe une sapo mora rezultatet e strishove vaginale dhe cervikale per baktere patogjene. Tek rezultati shkruan pas kultivimit nuk eshte izoluar flore bakterore patogjene, kurse ne poshte shkruan: preparati mikroskopik qeliza epiteliale, bacile gr+. A ka mundesi te me tregoni cfare problemi kam? Infeksion urinar apo me shume? Ju falemderoj per pergjegjen.