Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjiri si guri

Pershendetje doktoresh,une jam bere nene tash e 5 muaj,dhe e kam foshnjen ne gji dhe eshte beba ime e pare,por diqka qe me shqeteson eshte qe disa muaj kam vrejtur kokrra(gunga)brenda gjirit,sikur me eshte forcuar i tere gjiri,sikur te ja fus nje guri perbrenda njejt,dhe kur ta prek me dhemb,por here pas here me zhduket dhe pastaj prap me del koh pas kohe...Ju Faleminderit per kohen tuaj

Pranvera Beqiri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Një arsye e asaj që pëshkruan është grumbullimi i qumështit në gji, i cili nuk ka dalë jashtë. Sa herë vë re shënjat që përshkruan, mundohu që ta shtryllësh gjirin deri sa të lërohet. Rekomandohet që masazhi të bëhet me ujë të ngrohtë ose me kokën e dushit. Fëmijës fillimisht, në dy tre thithjet e para jepi me gjirin që është më i butë. Më pas kaloje menjëhrë te gjiri tjetër, që mundësia e thithjes së qumështit nga ana e bebit të jetë më e madhe. Nëse të fillon ngritja e temperaturës, drejtohu menjëherë tek mjeku.

Gjithë të mirat.

/komuniteti