Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i antibiotikut ne shtatzeni

Pershendetje doktoresh,jam ne javen e 31 dhe kan pak probleme me urinen para disa dite bera analizen e urines dhe me dul ky rezuzltat::ngjyra e verdhe,pamja e trubullt,ph 7.5,pesha specifike 1.015,proteinat pozitiv 2+, gjaku pozitiv 3+,ne dhjete fusha mikroskopike ne mesatare ka: shum er.Shum le,shum baktere.Dhe ket rezultat e qova te nje doktoresh dhe ajo me tha te perdori palin 200 mg une e perdore 10 dit pa u konsultu me mjekun tim sepse aj nuk ishte ne ordinanc se kishte nje rast familjar.Dhe mas qe perdora palin une pas 2 dite shkova bona urinokulturen dhe me dul infeksioni e.Coli dhe enterococcus dhe kto analiza ja qova mjekut tim dhe aj me dha me perdor ampicilin qdo 6 or dhe caj faveda dhe me tha ke bo shum keq qe ke perdor palin ajo doktoresha nuk di pse te ka than me i perdor kto e me fal qe e zgjata shum vetem desha ta dij a eshte diqka e demshme per bebin qe une kam perdor aata hapa.Flm shum per mirkuptim

Denisa Berisha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Trajtimi i infeksionit urinar që është konstatuar, mjekohet me antibiotikë edhe në këtë periudhë të shtatzënisë. Edhe preparati palin, përdoret për trajtim të infeksioneve urinare por shoqërohet edhe me efekte anësore si të përziera, të vjella, diarre, reaksione alergjike si skuqjen e lëkurës. Në tre mujorin e parë dhe të tretë të shtatzënisë, nuk është i rekomanduar përdorimi i tij dhe kjo këshillë është e shkruar edhe në fletën shoqëruese të preparatit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti