Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e kafta ne shtatzani

Pershendetje un jam shtazani ne javen e 8+2 para nje jave pata pakez gjakderdhje dhe vizitova mjeken menjher pas nje kontrolle me tha qe gjithqka eshte ne rregull me dha te perdor progesteron tab 2x1 ne vagine mirpo ende nganjeher po kam sekrecion te kaft qe sikur zgjatet a mund te jete shqetesuese edhe pse dhimbje nuk kam apo mund te jete nga tabletat mjekja me tha ti perdori edhe 3 jave e pastaj ti nderprej e pastaj te persor vagisan 1x ne dite po ashtu ne vagin a mund ti perdor me heret jam e shqetesuar te lutem qfar te bej kam frik mos po ndodh diqka me bebin me fal qe e zgjata mbetesh e pershendetur gjitha te mirat.

Besa Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Trajtimi me utrogestan me rrugë vaginale, është i rekomanduar pasi nga mukoza e vaginës përthithet më mirë. Sekrecionet kafe duhen vlerësuar me një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar praninë ose jo të një hematome retroplacentare. Krahas utrogestanit (progesteronit), të rekomandoj të përdorësh edhe spazmolitikë, pavarësisht se nuk ke dhimbje. Pas tre javësh, duhet rivlerësuar situata. Gjatë kësaj kohe mos bëj punë të rënda dhe shmag lodhjet në ecje, në këmbë etj. Qëndro sa më shumë të jetë e mundur shtrirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti