A mund te kem komplikime gjate shtatzenise per shkak te pranise se miomes?
Zejnije Shkodra
(13 vite më parë)
Përshëndetje Zejnije
Nëse mioma që është e pranishme pengon rrugët e lindjes, do të thotë që nuk mund të kesh lindje me rrugë natyrale. Nëse mioma nuk është pengesë për këto rrugë edhe parametrat e tjerë që vlerësohen për të patur një lindje normale janë brënda normave, lindja me rrugë natyrale është e mundur. Kjo do të vlerësohet nga mjeku të cilit i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Nëse prania e fibromiomës nuk e prish tërësinë e kavitetit uterin, shtatzënia do të ketë ecuri të mbarë deri në fund të saj. Nëse fibromioma e deformon kavitetit uterin, duhet ndjekje më e kujdesëshme në mënyrë që shtatzënia të ketë një ecuri normale deri në fund të saj.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam shtatzen java e 21t,mirepo para shtatzanise jam diagnostifiku me nje miome ne qafe te mitres e cila para 10 muajve kishte permasa 3 cm tash me siguri permasat per shkak te rritjes se estrogjenit mund edhe te rritet, por mua me brengos fakti se kam degjuar dhe lexuar se mund te kem komplikime neqoftese kam lindje normale a eshte e domosdoshme te lind me prerje cezariane edhe a mund te kem komplikime edhe deri ne fund te shtatzanis per shkak te miomes...Faleminderit respekte