Bebi poshte
Mami Marsi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Marsida
Në javën e dymbëdhjetë bebi normalisht do të jetë vendosur në mitër e cila është në një lartësi dy gisht mbi simfizën pubike. Kështu që ndodhet në fund të barkut. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, në javën e 22-të, mitra e zmadhuar arrin në nivelin e kërthizës. Kjo do të thotë, që ai tani do të ndihet më lart. Në fund të shtatzënisë, lëvizjet e tij do të ndihen nën harkun brinjor. Nëse nuk ke dhimbje në fund të barkut dhe as sekrecione hemoragjike, do të thotë që shtatzënia ka një ecuri të mirë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! jam ne javen e 23t ne javen e 12 doktori me tha se bebi ishte poshte, me dha keshilla qe mos te lodhem etj etj.... ne javen e 22 qe kisha ekon morfologjike nuk me tha nese bebi ishte posht,u duk qe ishte ngjitur. a eshte normale?a rrezikoje une qe bebi te zbres serisht poshte? kam shume merak se mos ma ka anashkaluar,pasi jam dhe ne marrdhenie pune e dua te di sa rrezik kam. theksoj qe sndjej asnje shqetesim, gjuajtjet e bebit i ndjeje here shume lart barkut e here me duken shume poshte. Faleminderit