javë pas jave
Përshëndetje Ajlina,
Po ti përgjigjem pyetjeve me rradhë. Nervozizmi, mendohet që është pikënisja e shumë shqetësimeve jo vetëm në shtatzëni. Mundohu të bësh jetë të qetë, duke ju shmangur bisedimeve të acaruara. Komuniko për këtë gjendje edhe më njerzit që të rrethojnë, e sidomos me familjarët.
Në javët e 20-22 të shtatzënisë mund të dallohet gjinia fetale nëqoftëse pozicioni është i favorshëm. Por, nëse pozicioni nuk është i favorshëm, gjinekologu nuk mund të dallojë gjininë e frytit.
Sipas studimeve të fundit, nënat duhanpirëse kanë rrezik nga lindja e parakohshme apo nga SGA (small gestational age – baby) - foshnja me madhësi të vogël dhe të pazhvilluar. Pra pirja e duhanit gjatë shtatzënisë shkakton efekte të shumta të dëmshme siç janë lindja para kohe dhe rritja dhe zhvillimi i kufizuar. Ju mbetet juve të vendosni për veprimet tuaja.
Unë nuk di se ka studime që të njoftojnë se ekografitë kanë influencë negative tek fetusi.
Të uroj gjithë të mirat.


Jam 18 vjeqare jam ne javen e 10 te shtatzanis, a ka gjasa ta di gjinin e bebit para javes se 15, dhe a ndikon shum nervoza ime ne shtatzani ndihem shum nervoze dhe qaj shum ndonjeher pi edhe cigare qetsohem vetem duke i bler tesha bebit mirpo nuk ja di gjinin dhe nuk di qfar ti blej me tregoni gjithashtu a eshte e rrezikshme te bje ultraze 3 dit rresht sepse kam ber pa ndonje nevoje.