javë pas jave
Përshëndetje Anila
Nëse gjumi gjatë natës ka qënë i qetë dhe bebi nuk është ndjerë me goditje (goditjet e forta dhe shumë ritmike tregojnë se ka një vështërsi që e bezdis apo e pengon), tregon se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zakonisht rekomandohet që shtatzënat kur pushojnë shtrirë apo shkojnë për të fjetur, duhet të marrin pozicionin anash-majtas për të lehtësuar qarkullimin e gjakut. Por edhe pozicionet e tjera të qëndrimit shtrirë nuk janë të dënuara, nëse nëna dhe bebi ndihen rehat.
Për sa i takon lëvizjeve të bebit , ato ti ke mundësi t’i monitorosh. Pra mund t’i digjosh dhe nëse ke dëshirë edhe mund t’i shënosh në një copë letër dhe këto shënime t’ja tregosh mjekut. Nëse lëvizjet e bebit nuk i ke ndjerë gjatë gjithë ditës, me urgjencë kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë ose menjëherë paraqitu në shtëpinë e lindjes (maternitet).
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Doktoresh me ndihmo te lutem jam shtatzane 31 jav mbrem nga lodhja kisha fjetur ne bark,jam be shum merak sa qe trupi me dridhet nga stresi,neser kam kontroll po deri neser po kam frik mos behet gje,me duket disi qe bebi spo me leviz me ndihmo qka te bej te lutem..