javë pas jave
Përshëndetje Era
Kënaqësia seksuale, varet nga vetë personi që kryen këtë raport. Për të patur kënaqësi gjatë raporteve seksuale, gruaja duhet të dijë se; kënaqësia seksuale rritet, kur përmirësohet mënyra e të menduarit për seksin. Ajo duhet të bëjë përpjekje maksimale çdo ditore për paraqitjen e saj qoftë edhe atë seksuale. Dëshira dhe kënaqësia seksuale vjen pas eksitimit seksual, prandaj seksi duhet drejtuar nga ato. Rutina dhe monotonia e bëjnë seksin e besdishëm, ndaj duhen provuar edhe pozicione të ndryshme seksuale. Seksi bëhet edhe më i bukur, kur fantazitë seksuale lihen të lira. Nëse kënaqësia seksuale është ndjerë edhe pa bashkëshortin/partnerin, mirë është që ti tregohet atij se si është arritur ajo.
Për më shumë informacion, duhet të kontaktoni mjekun seksolog pasi është fusha e tij.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe.
E lexova nje pyetje te mehershme te nje vajze qe ishte e semure nga epilepsia dhe nuk kishte ndjenja ne seks. I the qe nese perdore medikamente antiepileptike, e ulin libidon (kenaqesine seksuale), por une nuk perdori asgje dhe nuk kam ndjenja. Ne vitin e pare te marteses kam pasur nganjehere, jo cdo here, e tanime asnjehere.
Ju lutem me tregoni se pse ndodh kjo gje?
Flm shume.