Rreth marrëdhënieve
Arita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Arita
Ndjenja e urinimit dhe urinimi gjatë seksit, nuk është normale dhe në të tilla raste dyshohet për infeksion urinar. Mbi këtë argumentim, të këshilloj të bësh një analizë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale sepse shpesh infeksionet urinare marrin shkak nga infeksionet vaginale, për të diagnostikuar dhe trajtuar infeksionin.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje e nderuara mjeke.
Jam 20 vjeçare. Para disa muajve e kam humbur virgjinitetin mirepo gjate marredhenieve me duket sikur do te urinoj. A mund te di arsyen?