Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungesa e ujit ne shtatzeni, java e 26!

Pershendetje mjeke e nderuar dje isha ne kontroll e mjekja me tha qe bebi mire eshte tu zhvillu , mirpo qka me shqetesoi me tha qe nuk ke uje te mjaftueshem nuk me tha qe kam ndonje rrezik vetem se me propozoi me shume pushim dhe uje sa me shume me konsumu,ju lutem me tregoni me gjeresisht kete situate se jam shume ne merak,gjindem jashte e shume gjera spo i kuptoj mire per shkak te gjuhes.Faleminderit per mirekuptim.

Viola Krieziu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Viola

Ujrat e pakta mund të vijnë si shkak i funksionit të pa mjaftueshëm të placentës ose nga plasja e parakoshme e membranave. Por pakësimi i ujrave mund të vijë edhe nga një anomaly e veshkës apo e rrugëve urinare të bebit. Nëse problemi qëndron te placenta, trajtimi me rregjim shtrati ka dhënë rezultat. Nëse paksimi I ujrave është për shkakqe të tjera, mbikqyrja e shtruar në spital është e domosdoshme. Duhet të dish se marrja shtesë e lëngjeve nuk është zgjidhje.

Prandaj si fillim duhet të përcaktohet shkaku i ujrave të pakta dhe paskësaj mjeku që të ndjek shtatzëninë të zgjedhë strategjinë mbikqyrjes dhe trajtimit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti