Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione ngjyre kafe
Pershendetje doktoreshe,
Jam ne fund te javes se 14 te shtatezanise dhe sot ne mengjes kisha nje sasi te vogel sekret ngjyre kafe e qelet ne te verdhe,dhembje barku nuk kam.dedhta te di se cilat mund te jene shkaqet e shfaqjes se sekretit ne kete jave,pasi kam pas ne fillim te shtatezanise dhe me jo.Kontrollen tek mjeku e kam ne fund te javes tjeter dhe nese nuk kam dhembje barku ose sekret te shtuar a te pres deri ne kontrollen e ardhshme pasi jam pak e shqetesuar.Faleminderit shume
(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurte,

Gjakrrjedhja në shtatzani asnjëherë nuk duhet të konsiderohet normale. Nuk është shenjë e mirë gjakrrjedhja, qoftë edhe me ngjyrë të kaftë. Edhe mundet që sekrecionet kafe që përshkruan, të mos ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë, por duhet të kontaktosh një mjek gjinekolog, i cili me anë të ekzaminimeve ka mundësi të përcaktoj shkakun e kësaj hemorragjie të lehtë dhe ta dominojë atë me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti