Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë më rekomandoni të bëj?

Pershendetje doktoresha Moza, jam Nada.


Te kam treguar per rastin tim, sot e pata takimin tek mjeku, cista ishte zvogelu 1.2, mirepo testi me doli prape negativ. Mjeku me rekomandoi te pres edhe 2 jave gjer me 17 tetor, ku ma la takimin tjeter, menstruacionet e fundit i kom pas me 27.08.2011. A eshte e mundur qe te jem shtatzene edhe testi te del negativ pasi qe me rekomandoi te pi hapa Gynefam 1 here ne dite, thuja qe acid folik, e kishin vitaminen B9, B1, B2, B3, B5, B6, B8, B9, ndoshta e kuptoni per cfare hapi e kam fjalen, dhe me tha qe te pres edhe 2 jave. Dhimbje kam te lehta sikur kur dojne me te ardhe menstruacionet edhe lodhje, kokedhembje here pas here, cka me rekomandoni ju doktoreshe kur te bej testin e ardhshem, pergjigjen e juaj me padurim doktoresh e nderuar?


Ju lutem shume te me pergjigjeni sa me shpejt qe te jete e mundur!


Zoti ju shperblefte.

Nada (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nada

Shenjat që tregon dhe kalimi i datës së menstraucioneve të radhës, tregojnë për mundësinë e fillimit të shtatzënisë. Edhe mjeku këtë ka menduar, prandaj ka përshkruar medikamente që ti shkruan. Për dëshirën tënde, bëj një test shtatzënie dhe pas javës së 7-8 paraqitu tek mjeku për konsultë.

Uroj me dëshirë të ketë filluar shtatzënia, por mos harro, që me konfirmimin e saj duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimet për të patur ecuri normale të saj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti