Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne kemben e djathte

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 23t dhe kam nje dhimbje vetem ne kemben e djath por fillon ne fundshpinen e djatht, dhe bllokon gjithe kemben. kur rri shtrire drejt e kam te veshtire te kthehem anash se me jep dhimbjet te forta, konkretisht mbreme ndejta disa minuta ashtu pasi nuk kthehesha dot anash. edhe kur rri per nje kohe ulur kur ngrihem ndjej dhimbje...ndjej si shtrengim kembe. Theksoj qe jam 23 javeshe dhe peshoj 55 kile ,pra nuk jam e shendosh. a nuk eshte pak heret per te tilla dhimbje?cfare mund te bej?

Mami Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës, sidomos në tremujorin e dytë shtatzënisë, ndihet dhimbje të mprehta gjatë qëndrime në pozicione të ndryshme si p.sh në karrige, gjatë kollës apo gjatë ngritjes nga shtrati. Më së shumti, dhimbja ndihet rreth rrëzës së kofshës dhe mund të zgjas edhe për disa orë. Nëse kjo gjendje nuk është e shoqëuar me temperarurë, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale, nuk ka vënd për t’u shqetësuar. Shtrirja e këmbëve apo qëndrimi shtrirë në anën e majtë, do të jetë një lehtësim i dukshëm.

Nëse problem është i lidhur me nervin ischiatikus, largoju qëndrimeve të gjata në këmbë, si dhe mund të përdorësh kompresa me ujë të ngrohtë. Uroj që shqetësimi të mos jetë i lidhur me problem të tjera shëëndetsore, në të kundër, kontakti me mjekun është i nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti