Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sot me erdhi cikli

Sot me erdh cikli,kam perdor clomid dhe ne diten e 32 te ciklit sot me erdhen.qka mendoni dr keta e nderuar pse nuk po mundem me konceptu un pasi ne mjekime mir me thojn jam e brengosur shum edhe pas 4 vite martes nuk me ndodh te jem shtatzen . qfar me keshilloni ju dr. ju pershendes shum shum flm.

Anisa Anisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Trajtimi me klomid mund të zgjasë 6-të muaj e ndonjëherë deri në një vit. Por që të konceptohet një shtatzëni, nevojiten që të bëhen edhe disa ekzaminime të cilat duhet të vlerësojnë në përgjithësi shëndetin riprodhues. Nëse të gjitha analizat dhe ekzaminimet plotësohen dhe janë me rezultate pozitive, trajtimi me klomid do të jetë rezultativ. Në të kundër kërkohet që të trajtohen ato probleme të cilat mund të jenë të pranishme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti