Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Femija pak poshte

Pershendetje e nderuar,desha qe tua bej nje pyetje.Fillimisht dua te tregoj per problemin qe kam pasur,une kam lindur para 4 viteve,per shkak te nje ciste qe e kam pasur mjeku me rekomandoj qe ne muajin e 3 te shtatezenise te behem operacion deri ateher femija ishte mire ,ne kontrollen tjeter pas operimit femija me nuk ishte mire vazja ime kishte semundjen e gastroshizes ajo jetoi 16 dite pas lindjes qe pata me operim,une them mos ka ndikuar operimi qe kam pasur gjate shtatezenise,Tash jam perseri shtatezene ne javen e 13 mjeku tha qe deri tash femija eshte ne rregull vetem se eshte pak poshte me rekomandoi qe te pushoj me shume, une kam grupin e gjakut A negativ kam marr injeksionin mbas lindjes se pare ,po kur i tregova mjekut se nga cila semundje ka vdekur vajza ai me preferioi qe te bej analizen e amniocentezes.Une e di qe kjo analiz behet vetem nese dyshohet per ndonje qrregullim te femijes po me pare duhet te behen edhe analize gjaku ne menyre qe te vertetohet a eshte e nevojshme te behet ajo analiz ,une nuk dua te bej kete analize ngase kjo ka edhe pasojat e saj.Mesa di une semundja e gastroshizes nuk eshte nje semundje qe trashegohet edhe te femijet e tjere ngase kjo eshte nje qrregulllim abdominal qe mund te ndodhe ne raste.Ju lutem qka me keshiloni ju se me besoni qe jam lodhur me nga mjeket dhe nga kontrollat .me falni se e kam zgjatur shume ,ju pershendes shume

Kaltrina Shehi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Gastroschisis ose Omphalocele, është një difekt i lindur i fëmijës. Mjeku mund ta dallojë praninë e gastroshizës me ekzaminim ekografik të kujdeshëm dhe gjithnjë dyshohet prania e këtij difekti kur është i pranishëm polyhydramnios (sasia më e shtuar e likidit amniotik). Amniocenteza normalisht tregon difektet gjenetike që mund te ketë bebi. Jo në të gjitha shtatzënitë përsëritet kjo anomali. Të këshilloj që të ndjekësh këshillat e mjekut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti