Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të bardha gjatë shtatzënisë

Kam shume te bardha, jam ne javen e 18 - 19 te shtatzenise, a ndikon per keq tek bebja? Eshte shtatzenia e pare, mos eshte ndonje infeksion? Cfare duhet te bej? Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me shpejte, shume faleminderit.

Rudina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndete Rudina

Për të diagnostikuar sasinë e shtuar të sekrecioneve vaginale, duhet të bëhen analiza dhe kulturë të tyre. Nëse ato nuk janë pasojë e ndonjë infeksioni, atëherë nuk ka vend për shqetësim. Shpesh, shumë shtatzëna paraqesin shtim të sekrecioneve vaginale gjatë periudhave të ndryshme të saj.

Të mirëpres për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme dhe ecurinë e shtatzënisë.

/komuniteti