Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kontraceptivit yasmin

Pershendtje ,jam duke perdorur kontraceptivin Yasmin , sa eshte efektiv. Nuk kam perdorur kur me pare. Kam lexuar udhezimet rreth yasmin por do doja nje keshille nga ju mjeke e nderuar. kur fillon efekti me marjen e pilules se pare apo fillon me vone. un kam filluar diten qe ka filluar edhe cikli menstrual , gjate ciklit normal nuk kam pasur maredhenie por me kane mbetur edhe 9 pilula dhe mbaroj tableten e pare. Por jam e shqetesuar edhe pse nuk kam qene e lire gjate maredhenieve mendoj mos ndoshta nuk ka pasur efekt . Jam ne ankth deri sa te vij cikli i rradhes. cfar mendoni ? ju faleminderit .

Deta Nuredini (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Deta

Përdorimi i pilulave kontraceptive është 95.6 % i sigurtë, nëse ato përdoren në mënyrë të rregullt. Nëse përdorimin e tyre e ke bërë kryer sipas udhëzimeve të mjekt, siguria është reale. Tabletat e një kutie duhet përfunduar deri në tabletën e fundit, sepse ndërprja e tyre mund të sjellë pasoja.

Tabletat kontraceptive duhen marrë nën rekomandimin e mjekut gjinekolog, pasi të jenë kryer më parë disa ekzminime të cilat para prijnë mundësinë e përdormit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti