Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas marrëdhënieve seksuale kam lëng me ngjyrë kafe

Pershendetje, jam 26 vjeçare, marredheniet e para i kam qe nje vit, por kam jetuar larg me te dashurin dhe kam pas marredhenie shume rralle, dhe cdo here me dhimbje. Tash qe dy muaj jetojme bashke edhe tash po kam dhimbje qe tri here po me ndodh qe pas marredhenieve te kam leng me ngjyre, kam deshire te kem nje bebe, jam shume e shqetesuar edhe menstruacionet i kam me shume dhimbje. Me dhemb ana e majte e barkut, nuk jam kontrolluar ende te asnje gjinekolog. Pres me padurim pergjigjen tuaj. Cdo te mire.

Shqipe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Nuk është normale që gjatë marrëdhënieve seksuale, gruaja të ndjejë dhëmbje dhe të ketë sekrecione me ngjyrë. Shqipe, dyshoj për infeksion, i cili duhet të diagnostikohet sa më shpejt të jetë e mundur me analizë dhe kulturë të sekrecioaneve vaginale.

Pas trajtimit medikametoz, situata do normalizohet dhe mundësia e shtatzënisë do të jetë më e madhe dhe e sigurtë.

Më kontakto që ta zgjidhim këtë problem sa më shpejt dhe sa më mirë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti