Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione mykotike

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 31 te shtatzenise dhe qe ne fillim nga strishot rezulton se kam pasur infeksion mykotik soor (por nuk morra mjekim pasi nuk kisha ankesa si psh kruarje etj) madje edhe qe para shtatzenise kam pasur myk, aty rreth javes 22 te shtatzenise kam marre mjekim amoksiklav per nje infeksion ne traktin urinare dhe fill pas mjekimit morra nystatine tablete vaginale per mykun ne dt 1 tetor mbarova kuren. Ne dt 19 tetor nga analiza rezulton serish soor pozitiv shkalla e pastertise e 2, gjinekologu qe me ndjek nuk me dha mjekim tjeter, kam marre vetem shplares glizigen nuk kam kruarje dhe sekrecionet jane por ne sasi besoj normale, doja te dija ju lutem nese paraqet rrezik per bebin prania e mykut dhe cfare duhet te bej? (Theksoj se e kam te rikthyeshem pothuajse kam perdorur te gjitha llojet e preparateve para shtatzenise dhe eshte e veshtire ta zhduk plotesisht.) Ju faleminderit.

Kloe (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kloe

Kandidoza është infeksion vaginal, të cilin e predispozon edhe shtatzënia. Nëqoftëse infeksioni mykotit shfaqet mbi 4 herë në vit, atëherë quhet kandidozë e përsëritur. Ekzitojnë dy lloj trajtimesh për këtë infeksionet e përsëritura.

Trajtimi i parë i cili quhet trajtim çfarosës, bëhet me antimykotik oral dhe vaginal njëkohësisht, për 7-të ditë. Paralelisht trajtohet edhe bashkëshorti/partneri, me kremra antimykotik oral.

Trajtimi parandalues, konsiston në trajtimin një ditor vaginal dhe oral për tre muaj rrjesht.

Trajtimi i kandidozës në shtatzëni, bëhet në dy lloj opsionesh. Opsioni i parë; kandidoza nuk trajtohet nëse nuk ka shenja klinike dhe mendohet se pas lindjes do të kalon vetë. Vetëm nëse ka shenja klinike, mund të trajtohet me antimykotik lokal. Opsioni i dytë; konsiston në domosdoshmërinë e trajtimit me antimykotik edhe nëse nuk paraqiten shenja klinike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti