Spasmex nga java e 33
Albulenë Salihu-beqiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Albulena
Në këtë moshë të shtatzënisë për shmangur kontraksionet uterine, rekomandohet përdorimi i adalatit (nifedipine), e cila mund të përdroret që nga dozat 6x1 tabletë në ditët e para dhe kur kontraksionet qetësohen, doza ulet në 4x1 tabletë. Gjithashtu të rekomandoj të qëndrosh rregjim shtrati, anash majtas si dhe evito qëndrimet e gjata në këmbë, punët e rënda dhe çdo sforcim tjtër të mundshëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Une jame tani ne javen e 33, dhe qe 3 dit po kam her pas here therje ne vagin,doktori im tha eshte shej qe je duke u hapur dhe qe te mos lind parakohe me propozoi te pi smasmex, mirepo farmacistja me tha qe spasmex e stimulon hapjen sepse i liron muskujt, dmth une ne javn e 33 nuk guxoj te pi spasmex sepse mund te hapem dhe te lind para kohe,Ju lutem shume qfar me thoni ju pasi jam shume ne dilem se si te parandaloj nje lindje te parakohshme,megjithse shenja te tjera te lindjes nuk kam vetem therje ne vagin dhe sekrecione te shtuara kam qe nga java e 29.Ju falemnderoj paraprakisht nese do te me pergjigjeshit