Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kohezgjatja e ciklit

Miredita!Doja t'ju shkruaja ne lidhje me ciklin e menstruacioneve te mia,kam vene re qe kohezgjatja e ciklit tim eshte e crregullt(nuk e di a mund te quhet i tille?)po te marresh 6 muajt e fundit kohezgjatja varion:34 dite,27 dite,33dite,28 dite,32 dite,30 dite.Cikli zgjat 5-6 dite.Theksoj e te tille e kam pasur perhere.Mendoni qe nuk ka problem ky ndryshim?Ju falenderoj dhe ju uroj nje dite te mbare.

Emma La (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Manuela

Të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe disa analiza hormonale specifike si FSH, LH, estradioli, progesterone dhe hormone funksionale të gjendrës tiroide. Në bazë të këtyre ekzaminimeve, mjeku do të japë rekomandimet e duhura dhe trajtim nëse do të jetë i nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti