Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Venat e zgjeruara gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe e nderuar, une kam problem me venat e zgjeruara ne vulve, kam qene te doktori dje, nuk jetoj e KS por jashte. Ketu me thane se eshte normale porse te lutem me trego se çka jane ato dhe a do te kem problem ne lindje sepse jam 27 javeshe shtatzene tani, por edhe ne jeten e perditshme kam dhimbje ne vagine, presion... me keshillo çfare te veproj dhe a mund te kem marredhenie me burrin ne kete periudhe? Pres pergjigjen e nderuar Dr. Mirembetsh.

Dije (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Venat varikoze të vulvës dhe vaginës, mund të shfaqen edhe gjatë shtatzënisë. Raportet seksuale nuk përbëjnë problem, por kujdesi kryesor duhet treguar në momentin e lindjes nëse ajo do të realizohet me rregë vaginale, pasi mund të çahen dhe gjakrrjedhja mund të anemizojë shtatzënën. Pës lindjes, fillojnë të regredojnë dhe bëhen më pak të dukshëm dhe nuk japin shqetësimin që ankon.

Mosha e shtatzënisë është e hershme, por të rekomandoj që pas javës së 37-të të bësh edhe një konsultë me mjekët për të vendosur mënyrën e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti