Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A i kam te rregullta menstruacionet apo jo?

Perdsh doktoresha, dua te dije a i kam menstruacionet te rregullta apo jo? pasi kam nje vit qe tentoj per shtatezani dhe asgje, psh, ne gusht i kisha 29 dite, ne shtator 31, ne tetor 34, ne nentor 32 dite? Sipas ketyre te dhena si mund ta quaj une veten, a i kam te rregullta apo jo? Se nga keto levizjet me dy-tre dite spo kuptoj fare?

2014 Ani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anila

Cikli menstrual me kohën që përshkruan, mund të konsiderohet i rregullt. Të rekomandoj që në ditën e 15-16, të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse edhe parametrat e tjerë rezultojnë normal, shtatzënia patjetër do të ndodhë. Me këtë dua të them që bëj një këshillim parakoncepsional te mjeku obstetër-gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti