Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ndikon frika/paniku ne momentin e lindjes?!

Pershendetjee dr. Mimoza,deshta te di se sa ndikon frika,paniku ne momentin e lindjes dhe a mundet te rrezikohet jeta e bebit? Une ka nje kohe qe vuaj nga frika dhe paniku.. Si shkak te disa problemeve ne jeten timee..!! Une kam frike se mos te me kap paniku ne momentin qe do lindi..!! Eshte nomale qe cdo femer ka frikee ne ate momentt.. Por te une eshte dicka pak me ndryshe sepse shpesh me kap paniku per gjera me te vogla e lere ne ate moment..!! Eshte shtatzania ime e paree dhe nuk mundem as ta paramendoj ate moment..!! Deshta nje keshille nga juu,a mundem me marr dicka kunder panikut.. Mendoj kur t'me afrohet lindjaa?? Cka mendoni ju? Apo duhet ti drejtohem psikologut? Dhe sic e ceka me larte a rrezikohet jeta e bebit nese ndodh qe t'me kap paniku?? Shpresoj te jem e qarte ne pyetjen timee.. Ndoshta eshte pak e quditshme po ja qe kjo me shqetsohen shume.!! Ju falenderit per kohen qe ndani me neve.. Cdo te mire.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sidomos në shtatzëninë e parë dhe në veçanti në lindjen e parë, e panjohura tek gratë shoqërohet me frikë. Kur frika nuk është e kontrolluar kalon në panik, që mund të bëhet shkak për të prishur të gjithë ecurinë normale të shtatzënisë dhe proçesin e lindjes. Mirë është që të kontrollohet vetja, por psikologët kanë njohuritë e nevojshme për të rekomanduar metoda dhe ky problem që mendon se është shumë i madh, të kaloj sa më lehtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti