Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth hsg

Pershendetje doktorreshe ju pershendes dhe uroj nje vikend te kendshem desha te bej nje pyetje me daten 17 e kam bere HSG dhe jam mir dhimbje nuk kam dhe me ka dal qe eshte ne rregull tubat i kam te hapur po i kam pak me te zhgjatur a paraqet problem?dhe prej asaj dite po ka pak sekret gjyr kafe qka munet me qen kjo a osht normale ?dhe sa jane mundesit per shtatzani mas keti ingjizimi?ju pershndet dhe shum flm per te gjitha informatat qe na jepni

Blerina Rafuna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Më vjen mirë që tubat janë të hapura, gjë që do të thotë se shtatzënia do të ndodhë. Sekrecioni me ngjyrë kafe, ndodh si rezultat i ngacmimit të qafës së mitrës nga veglat që bëhet HSG, prandaj sekrecioni do të kaloj shumë shpjet. Në 50% të rasteve gratë mbeten shtatzënën menjëherë pës kësaj proçedure.

Gjithë të mirat.

/komuniteti