Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth marredhenjeve pas ovulimit

Pershendetje Dr Mimoza Doja te pyesja a duhet bere marredhenje kur periudha e ovulimit ka mbaruar me te njejtin ritem si perpara dhe gjate ovulimit,,penetrimi i mashkullit mund te shkaktoje probleme perpara diteve qe pritet te vije cikli? Faleminderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Marrëdhëniet seksuale mund të bëhen me çfarë do ritmi që çifti dëshiron apo bie dakort, si përpara ditëve të ovulacionit, gjatë ditëve të ovulacionit apo edhe në ditët pas ovulacionit deri në ditët e gjakrrjedhjes menstruale. Ka çifte që kanë dëshirë të kryejnë marrëdhënie seksuale edhe në ditët e gjakrrjedhjes menstruale dhe kjo nuk ka sjell asgjë të dëmshme në shëndetin e tyre riprodhues nëse zbatohen disa rregulla të higjenës.

Tek çiftet që kanë hasur vështërsi në fillimin e shtatzënisë, u rekomandohet që tre-katër ditë përpara ditëve të ovulacionit të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me qëllim që në ditët e parë të ovulacionit (p.sh, për gratë me cikël 28-të ditor, dita e parë është zakonisht dita e 14-të), spermatozoidet të jenë më të shumtë në numër dhe të fuqishëm për të pentruar sa më kollaj deri tek veza.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Faleminderit

/komuniteti