Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Brenga për shtatzëninë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e peste te shtatzenise dhe kam nje brenge qe me mundon... bashkeshorti im tash nje vit vuan nga Diabetes mellitus tipi 2 (te cilin e mban nen kontrolle me tableta), dhe jam e brengosur per mbarevajtjen e shtatzenise, a paraqet rrezik kjo diagnoze e bashkeshortit ne frytin dmth a ka gjase te trashegohet kjo semundje tek beba ime? A duhet te bej ndonje analize gjate shtatzenise per te verifikuar cdo gje?


Ju lutem me padurim pres pergjegjen nga Ju.


Duke iu falenderuar paraprakisht!

Teuta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Diabeti është problem i mënyrës se si trupi prodhon ose përdor insulinën e prodhuar nga pankreasi. Fëmija mund të trashëgojë diabetin, sepse midis faktorëve të rrezikut që predispozojnë individin për të zhvilluar diabetin melitus tip 2, është dhe historia familjare dhe gjenetike.

Nëse fëmija lind me peshë të madhe (i gjatë dhe i shëndoshë), atëherë mjeku neonatolog e monitoron duke matur gliceminë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti