Kur mund ta bej pap-testin?
Sh S
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sheri,
Pap-testi nuk këshillohet të bëhet në periudhën menstruale. Koha më e mirë është ndërmjet ditës së 12 deri 18 pas ditës së parë të menstruacioneve.
Duhet të kihet parasysh, që rreth 2 ditë përpara se të shkohet për të bërë Pap-testin, duhet shmangur dushi vaginal, përdorimi i medikamenteve, suposteve apo kremrave vaginal. Gjithashtu nuk duhet të kryhet marrëdhënie seksuale, së paku 24 orë përpara marrjes së materialit qelizor.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh desha tju pyes se pas sa dite mbasi ti kryej menstruacionet muj me bo paptestin tash jam me menstruacione,a ka ndonje dite tre caktume apo kur te jem pastruar ateher duhet me bo ju flm