A mund te ndodh mosovulimi?
Hana_ Hanushe
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Mundet që ovulacioni të ndodhë edhe pa shenja të dukshme, të cilat kanë qënë shoqëruese në rastet e mëparshme. Në muajin tjetër, në ditët e ovulacionit, bëj një ekzaminim ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar maturimin e folikulit.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, me intereson te di se a ka mundesi qe ndonje muaj te mos ovulojm, apo te mos kemi sekrecion por te ovulojm. cdo muaj e ka ditur saktesisht se kur ovuloj i kisha te gjitha simptomet, mirepo kete muaj edhe pse po i percjell nuk kam simptome as sekrecion. Cfare shenje mund te jete kjo?