Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjakderdhjes

Pershendetje dr. Mimoza si jeni ? Pyetja ime ka lidhjen me gjakderdhjen . U bene 42 dite qe kam lindur dhe akoma gjakderdhje a eshte normale kjo ?

Greta 27 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Greta

Periudha e lehonisë, shoqërohet me sekrecione hemorragjike. Këto sekrecione, mund të jenë më të shtuara ose më të pakta në fluks, më të errëta ose më të kuqe dhe zgjatin deri në 40-të ditë. Nga sa shkruan, duket se çdo gjë është normale. Nëse hemorragjia vazhdon e shtuar më shumë se zakonisht ose kalon këtë periudhë, bëj një analizë gjaku dhe drejtohu tek mjeku që të ka pritur lindjen.

Gjithë të mirat.

Greta (13 vite më parë)
Faleminderit Dr. per pergjigjen . Dhe tani qe po te shkruaj kam gjakderdhje me fluks normal. Dje bera vizite te dr. qe ka ndjekur shtatzanine dhe lindjen time theksoj se kam lindur me operacion dheme tha qe eshte normale dhe se duhet te pres dhe 1 jave, Pyetja ime eshte dhe sa dite duhet te pres . Faleminderit dhe pune te mbare ..

/komuniteti