Gjakderdhje ne vezoren e djathte
Elena Profi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elena
Ajo që shkruan sa më sipër, ka të bëjë me endometriozë. Rastet me kiste endometriozike, sipas protokolleve të klinikës ku punoj, trajtohen për tre deri katër muaj me estroprogestativ pa ndërprerje, duke mos lejuar ardhjen e menstruacioneve. Pas kësaj pauze, bëhen rikontroll ekografik. Nëse kisti vazhdon të jetë i pranishëm dhe i zmadhuar, trajtimi vazhdon kirurgjikal.
Rekomandimi i mjekut për të përdorur acid folik, tregon se tentativa për shtatzëni mund të jetë e sukseshme dhe nuk duhet të jetë e vërtetë e gjitha sa përshkruan më lart. Përndryshe ai do të kishte rekomanduar analiza dhe ekzaminime, për të trajtuar ndonjë problem nëse do të ekzistonte ashtu siç e përshkruajta unë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Jam 26vjece dhe po planifikoj te ngel shtatzane. Para disa ditesh bera nje echo dhe gjinekologu konstatoi se ne vezoren e djathte derdhej gjaku i menstruacioneve prandaj dhe gjate ciklit kam dhembje barku. U shqetesova shume. Mjeku me dha per dy muaj te perdor acid folik e te bej sersh echo. Ciklim mestrual e kam te rregullt,cdo 25dite. Ju lutem me ndihmoni se jam shume e shqetesuar per te ardhmen time dhe nese do arrij te kem femije. Vleresoj eksperiencen dhe humanizmin tuaj.