Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A merrni ju pjese ne procesin e lindjes?

Pershendetje doktoresh ,jam ne javen e 27 te shtatezanise por kam dileme per analizat qe duhet te bej tani dhe jam rezus negativ.kam pak frike per kohen kur te vije lindja sepse kam nevoje te kem nje doktor qe te me jape siguri dhe shpjegime pasi eshte lindja ime e pare ,me juve duket sikur jam familjarizuar nga pergjigjet e palodhura qe jepni .A merrni pjese ju ne procesin e lindjes,sepse kam deshire ta ndjek shtatezanine me juve .faleminderit shume per pergjigjen.

Jonela Bixhaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jonela

Po Jonela, unë ndjek edhe proçeset e lindjes deri në përfundim të tyre duke i qëndruar pranë shtatzënës deri në lindje, sepse ky është profesioni im. Je e mirë pritur të më kontaktosh me numrin 0692033965, te SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë e deri të premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti