Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ciste nga escherichia coli

Jam kuruar me ciproxin 500mg e po pij kokrra cremberry e sh uje e cajra se me kan thene qe kam nje ciste ng escherichia coli te shkaktuar por ku me ka dal se di se me kane thene ta bej nje ecografi ne bark e me duhet ta bej javen tjeter,por me ka bere merak fakti se pas nje vizite gjinekologjike ,gjinekologu me tha qe ka pak leng te bardh e sipas tij ishte ngaqe sapo kisha kaluar ca ore nga ovulicioni e vezet me tha ishin rrit njera 30mm e tjetera 36mm,ju lutem me thoni si te largoj kte lloj cisti perves ktyre madikamenteve qe i kam marre sipas antibiogrames edhe a perben problem per te ngel shtatzen e ne ecurin e shtatzanis?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Cistiti është infeksion i fshikëzës së urinës. Trajtimi me antibitokoterapi sipas antibiogramës është i domosdoshëm. Për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit të rekomandoj të bësh kulturë tre javësh pas mjekimit.

Maturimi i folikulave tregon se është e mundur shtatzënia.

Gjithë të mirat.

/komuniteti