Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultati i analizave

Pershendetje!


Keto dite kam bere analizat e gjakut dhe urines me rekomandim te mjekut pasi qe jam duke tentuar te mbes shtatzene. Urina rezultoi e trubullte dhe me bakterie ndersa sedimentimi ishte 22 dhe sheri 5.2. A mund te jene keto shkak i mosngeljes shtatzene? Me keto rezultate a mund te bej HSG? Te lutem me tregoni cfare antibiotiku duhet te pi per ti larguar bakteriet?


p.s: Jam alergjike ne penicilin.

Jora (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jora,

Sipas analizave ti ke infeksion urinar. Mund te besh HSG, por duhet te dish se ky ekzaminim behet ne fillim te ciklit menstrual. Infeksioni urinar nuk ia ben te pamundur nje gruaje qe te mbetet shtatzene. Semundja inflamatore e pelvikut eshte nje pezmatim i cili shkakton sterilitet, por analizat qe ke bere nuk e zbulojne kete semundje.

Per te mjekuar mire infeksionin urinar duhet te behet edhe antibiogrami. Domethene behet nje analize ku shihet se keto baktere qe jane gjetur, cilat jane ato dhe cilet antibiotike i luftojne keto baktere me me efektivitet.

/komuniteti