Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte kjo shenje rreziku per abort?

Pershendetje Doktoreshe ! Para nje jave kisha kontrollin ekografik te fundit te mjeku. Jam ne javen e 12 dhe kam thuajse 5 dite qe kam dhimbje ne rreze te kofshes se djathte qe nuk po me qetesohet. Pervec kesaj sekrecionet me jan shtuar dhe temperaturen e kam 37.1 qe prej dy javesh nuk me leviz. Kam dhe dhimje te tjera shpuese ne bark jo te forta.

Dorina Shkurti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Shumë shtatzënave u ndodh që të kenë dhimbje në kofshën e djathtë, sidomos kur ngrihet menjëherë nga karrikja apo krevati. Nëse dhimbja përjashtohet si shkak i nervit ishiatik, shmang lëvizjet e vrullshme nga pozicioni ulur apo shtrirë për në pozicionin në këmbë. Gjithashtu mund të përdorësh për qetësim paracetamol.

Temperatura 37-37.1 nuk konsiderohet shqetësuese për shattzëninë, pasi ajo është një temperaturë normale.

Përsa i përket dhimbjeve shpuese jo të forta që ankon në bark (në fund të barkut), mundet të jenë për shkak të rritjes së shtatzënisë dhe tërheqjes së ligamentëve dhe muskujve mbajtës të mitrës. Nëse përdorimi i spasmolitikëve nuk të stabilizon situatën, një konsultë me mjekun do të ishte e nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti