A jam shtatzënë?
Laura
(15 vite më parë)
Pershendetje Laura,
Normalisht se dyshimi i pare se nje grua ne moshen reproduktive eshte shtatzene, eshte nese nuk vijne menstruacionet. Per me teper ti ke edhe shenja tjera si mundim (ose tuge qe i thuhet ne gjuhen e perditshme) dhe fryerje te gjinjve qe shkojne ne favor te nje shtatzenie. Barkqitja nuk eshte shenje tipike e shtatzenise, prandaj nese vazhdon te kesh barkqitje duhet te konsultohesh me gjinekologun. Nese akoma nuk te kane ardhe menstruacionet, te inkurajoj qe te besh nje kontroll gjinekologjik. Ne kete kontroll mund te kuptosh se a je shtatzene (e nese nuk je, duhet te kuptosh se perse ka ndodhur ky crregullim) dhe do te mund te marresh trajtim per barkqitjen.
Pershendetje Dr. Jam Laura nga Mitrovica, desha te te pyes se a jam shtatzene? Menstruacionet i kam patur me 01-09-2011, tash kete muaj me 01-10-2011 nuk me kane ardhe me jane vonu 6 dite dhe kam nganjehere mundim, gjinjte me jane fryer pak dhe pse po me ndodh kam shume barkqitje, cfare ha une menjehere duhet me ngajt wc (m`fal shprehje), dhe kam deshire te di se a jane keto shenjat e shtatzenise dhe neqoftese jam, a eshte dicka rrezik kjo barkqitje qe po me ndodh shpeshhere? Pres pergjegjen me padurim dhe ju falenderoj shume. Gjithe te mirat.