Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hpv i mundshem gjenital

Pershendetje doktoreshe. Pasi bera pap test me doli grupi ii, mirepo jane verejtur baktere kokoide dhe dyshime per hpv ( koilocite), prandaj me eshte rekomanduar te perdor vaginalete farmagyn 20 dite, dhe te perseris pap testin pas 6 muajve, theksoj se qe nente muaj kam lindur, lindje normale pa komplikime, ju lutem te me ndihmoni ne sqarim, dua te di sa eshte i rrezikshem ku lloj virusi dhe a mund te me shkaltoj ndonje problem ne te ardhmen, jam 27 vjeqare. Ju falenderoj qe po gjeni kohe te na pergjigjeni.

Nesa Flu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesa

Pasi të mbarosh trajtimin me vaginaletat farmagyn, të rekomandoj të bësh kolposkopi dhe nëse është e domosdoshme edhe biopsi. Në bazë të përgjigjeve të këtyre ekzaminimeve, mjeku do të vendosë për mënyrën e ndërhyrjes i cili fillon me trajtim medikamentoz ose kirurgjikal. Mos neglizho.

Gjithë të mirat.

/komuniteti