Operacioni epidurial
Evis
(15 vite më parë)
Përshëndetje Evis
Anestezia mund të jetë: e përgjithshme, që përfshin gjithë trupin; rajonale që përfshin një pjesë të trupit ose anësive të sipërme ose të poshtme si anestezia spinale, anestezia pleksiale ose anestezia epidurale ose peridurale; lokale që përfshin një zonë të vogël të lokalizuar si mpirja gjatë një kurimi dhëmbësh.
Anestezia epidurale është nga metodat më të mira, për të siguruar analgjezi efektive gjatë lindjes.
Analgjezia spinale është analgjezia që përdoret kryesisht për operacione cezariane e cila futet brënda hapsirës subaraknoidale që përmban likidin cerebrospinal dhe një sasi e vogël anesteziku injektohet në këtë hapsirë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Jam shtatzene ne javen e 38 dhe mjeku im me tha qe operacionin do ta kryeje me anestezi epiduriale sepse ka me pak pasoja se ai me anestezi spinale. Nuk e kuptova ndryshimin mes ketyre te dyjave, mund te ma shpjegoni ju? Faleminderit!