Cfare po ndodh?! Jam shtatzene apo nuk jam?!
Telfije Kryeziu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Telfije
Analiza e beta hCG-së, tregon mundësinë e pranisë së shtatzënisë. Duke patur këtë dyshim, mjeku të ka dhënë utrogestan, i cili është progesteron dhe shërben për qetësimin e gjakrrjedhjes. Edhe këshillat e tjera si qëndrimi sa më shumë shtrirë, është i vlefshëm prandaj zbatoje pa hezitim. Preparati gravid, është multivitaminë e cila në përbërjen e saj ka vitamina dhe kripra minerale, të cilat do të jenë një zëvendësues i mirë ndaj pamundësisë së organizmit për t’i përthithur këto nga ushqimet.
Të uroj që shtatzënia të jetë e mbarë, por duhet pa tjetër të kontaktosh mjekun për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.
Mirembrema doktoresh,kam nje problem,menstruacionet e fundit i kisha me 7 nentor,pasi mu vonua cikli mujor vendosa te bej nje kontroll,ne ultrashow mjeku sverjeti gje,bera analiz te gjakut b-hcg dhe rezultati doli 106.4,dmth ne javen e 4.Por kisha gjakderdhje me dhembje barku,ai me tha te perdor keto barna:utrogeston 100,vitaminc,gravit 400.dhe me dha udhzime te rri shtrit mos te leviz,por cikli zgjati 3 dit dhe tash bera nbje test urinar me doli negatv. Ju lutem te me ktheni pergjigje,falemnderit per mirkuptim.