Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtje e gjoksit

Pershendetje doktor.


Ju falenderoj per keshillat qe me keni dhene gjate shtatzenise. Beba ime ka 3 dite qe ka lindur dhe eshte 2830 kg dhe 49 cm. Problemi qendron tek gjoksi qe ka filluar te vije, por menjehere dhe beba nuk arrin dot qe ta pije pasi do mjaft force, edhe pompa e ka te veshtire. Keshtu qe me veshtiresi mezi arrij ta zbraz me pompe e shtrydhje po ai mbushet vazhdimisht duke bere qe te jete gjithmone i forte dhe i dhimbshem. Cmund te bej? Kam shume frike mos kjo situate agravohet.


Te lutem me jep nje keshille. Te falenderoj shume.


Te pershendes, Ana.

Ana (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Urime Ana,

Pas lindjes (por edhe gjate shtatzenise) prodhohet nje hormon i cili ben qe gjiri te prodhoje qumesht. Pas cdo gjidhenie prodhohet nje hormon tjeter (oksitocina) e cila ben qe gjiri te shtrydhet dhe qumeshti te del jashte. Ajo qe ti ndjen eshte krejt normale dhe nuk paraqet asnje problem! Te inkurajoj qe beben ta ushqesh ekskluzivisht me gji. Beba nuk ka nevoje per force qe te thith gjirin. Refleksi i thithjes lind bashke me beben. Keshillohu me nje mami per te bere pozicionimin e mire te bebes, sepse nese nuk pozicionohet mire, thimthi mund te cahet dhe ti mund te kesh dhimbje.

Te inkurajoj qe te vazhdosh me gjidhenie dhe me shkruaj nese ankesa jote do te perzistoje.

/komuniteti