Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 38 e shtatzënisë

Pershnedetje doktor, jam 23 vjeçare, eshte hera e pare qe jam shtatzene, e kam pak frike tash jam ne javen e 38 kam dhimbje pak te barkut e shpines. Edhe sa dite mendoni se mund te lindi une? Ju pershendet Ganja - Slloveni.

Rexgany (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Gane,

Duhet ta dish se termini i lindjes eshte nje date e perafert ne te cilin lindin vetem 3% e shtatzenave. Lindja quhet ne termin prej javes 37 deri ne javen 42. Jane disa shenja te cilat paraqiten para lindjes. E para (me e hershmja) eshte zbritja e barkut me poshte se me pare (anglisht i thone lightening dhe nuk kam gjetur term shqip). Lightening eshte nje shenje shume evidente dhe nuk mund te mos e vesh re: ti merr fryme me lirshem, pas ushqimit nuk i ke ato shqetesimet qe i ke pasur me pare dhe mund te mberthesh kopsat e ndonje kemishe qe me pare vetem mund t'i afroje. Lightening ndodhe afersisht 7 dite para lindjes. Eshte logjike, domethene pas lightening beba zbret teposhte dhe ben presion ne kanalin e bute te lindjes te cilin e zgjeron gradualisht. Njekohesisht do te shtohen tkurrjet e mitres (qe quhen "motori i lindjes") dhe lindja fillon. A ka ndodhur tek ti lightening? Tkurrjet e mitres bejne qe qafa e mitres te shkurtohet dhe te hapet.

Per te lindur beba qafa e mtires duhet te hapet per 10 centimetra (sepse kaq eshte afersisht diametri i kokes se bebes).

Te rekomandoj qe jesh aktive sikur me pare, sepse duke qendruar ti vertikalisht, beba ben presion me te madh ne kanalin e lindjes. Shenja tjera se lindja po afrohet eshte renia e tapes mukoide. Nga vagina del nje permbajtje qe ka ngjyre te kuqe, por nuk eshte gjak.

Grate te cilat jane shtatzene per here te pare, zakonisht alarmohen dhe shkojne urgjent ne maternitet dhe thone qe kane gjakderdhje, por kjo nuk paraqet ndonje shenje rrreziku - eshte diçka krejt normale. Shenja e fundit eshte pelcitja e ujorit qe eshte shenja e cila ndodheme se afermi me lindjen. Ne fakt pelcitja e cipave amniale eshte nje nga metodat per stimulimin e tkurrjeve te lindjes.

Te uroj nje lindje te lehte dhe nje bebe te shendetshme!

Rexgany (15 vite më parë)
Ju faleminderit shume, po barku poshte me ka ra. Me 20 tetor e kam terminin e fundit te lindjes, shpresoj qe do te me shkoje mire. Ju deshiroj pune te palodhur, tung, Ganja.

/komuniteti