Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 40+1, pak gjak dhe sekrecione kafe

Pershendetje doktoreshe jam ne javen 40+1 dhe sot ne kontrollin e radhes bera kontroll vaginal gjate kontrollit mjeku perdori nje xhel dhe me tha qe Nqs do kem sekrecione Kafe sonte nuk ka gje per Tu shqetsuar. Une gjat pasdites pata pak sekrecione gjaku dhe me pas ngjyre Kafe por asgje tjeter as dhimbje asgje. Cfare me keshilloni te paraqitem ne spital apo te pres dhimbjet te fillojne theksoj kontrollin tjeter e kam te henen. Ju uroj gjith te mirat Dhe pune te mbare

Anaisi >> (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Atë që më tregove, tregoja mjekut që i ke bësuar ecurinë e shtatzënisë. Duhet të dish një një numër shtatzënash lindi fëmijë edhe deri në javën e 42-të të shtatzënisë. Por tek këto shtatzëna kujdesi duhet të jetë i veçantë dhe ndjekja konsiston në: ekografi obstetrikale për të vlerësuar rrezikun, kardiotokografi për të monitoruar rrahjet e zemrës fetale si dhe urokulturë. Mbështetur nga rezultatet, mjeku do të dijë të vendosë për ecurinë e mëtejshme të proçesit të lindjes.

Të uroj lindje të lehtë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti