Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiket ne shtatzeni

E nderur doktoresh, Jam ne javen e 14 te shtatzanise, pas nje analize rutine te urines me doli se kam Baktere te shumta, kristale,leukocitet e ngritura dhe mjeku gjinekolog me rekomandoi cefalaksin 500 mg 3x1per 7 dite, mirpo ne te njejten kohe une jam edhe me terapi si duphaston 2x1, aspirin 75 mg 1x1, dhe matervit 1x1 me intereson te dije os edhe me kete terapi te cefalaksinit po e ngarkohem shum dhe a kan ndikime negative ne fetus.Gjithashtu ju informoj se para kesaj shtatzanie kisha dy aborte paraprake ne tremujorin e pare te shtatzanise. Paraprakisht ju falemnderoj per pergjigje.

Lolaa R (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Cefaleksina është antibiotik për të trajtuar infeksionin urinar, i cili mund të ndikojë negativisht në ecurinë e shtatzënisë nëse nuk trajtohet. Duphaston është progesteron, ndërsa matervit është multivitaminë. Pra këta nuk kanë lidhje me trajtimin me antibiotikë që ka rekomanduar mjeku, kështu që nuk ka ndikime negative në fetus.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti