Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa e rrezikuar jam akoma nga aborti?

Persh e nderuar dr.Moza.ciklin e fundit e kam pasur ne dt 27.10.2013..kur mora vesh qe kisha mbet shtatzane mu shfaqen sekrecione roze rreth nje jave me pas i kisha kafe dhe te kuqe..ne vizitat qe kam bere bebi eshte mire..por tani ne dt 23 dhjetor pata sh hemoragji dhe me doli nje cope e madhe si mish..u friksova mos humba bebin por kur bera vizit ishte hematom qe ishte shkeputur..un po perdor utrogestan,magnezium dhe acid folik,dok e rekomandoj te bej nje gjilper kur pata hemoragji Lentogest dhe do e bej persiri pas 1 jave..gjakderdhja me ka ndaluar sh pak ndonjeher kam..dhimbje barku dhe mesi nuk kam..dua te di sa eshte ulur rreziku per abort pas ikjes se hematomit,dhe a mund te ngjitet perseri placenta pasi eshte shkolitur pak?dhe doja te dija sa javeshe jam...me falni qe u zgjata por ju lutem me kuptoni..kalofshit mire dhe Gezuar Festat

Eni Eni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eniada

Nëse gjakrrjedhja është ndërprerë dhe hematoma nuk vërehet ekgrafikisht, do të thotë se rreziku për abort ka kaluar. Sipas të dhënave që shkruan, shtatzënia ndodhet në javën e8-të plus 3-4 ditë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti