Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pastrimi pas lindjes dhe marrëdhëniet

Pershendetje doktoreshe.


Jam nje nene, kam 5 jave qe kam lindur po ende jam duke u pastruar dmth ende kam gjakrrjedhje, pas nje kontrolle te gjinekologu me ka thene se kjo gjakrrjerdhje do vazhdoje edhe 2 muaj. Desha te ju pyes se a do te mund te kaloj une ne pagjakesi pas kesaj peridhe 3 muajshe me gjakrrjedhje? Dhe pyetja tjeter eshte se a do te mund te kem marredhenie me bashkeshortin tim edhe pse jam ne kete gjendje?


Shpresoj per nje pergjigje? Faleminderit!

Donika (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donika

Ajo që referon, quhet lehoni dhe zgjat deri në 40-45 ditë pas shtatzënisë. Po zgjati më shumë se koha që kam shkruar, nuk ka të bëjë me gjendjen e organeve gjenitale të pas lindjes. Kjo periudhë është koha që i duhet organeve gjenitale femërore, për t’u rikuperuar ose e thënë ndryshe për t’u kthyer në gjendjen e para shtatzënisë.

Të bërit seks, është marrëdhënie që kërkon mirëkuptim, kënaqësi dhe komoditet reciprok. Nëse plotësohen këto kushte, nuk mendoj se ka arsye të mos kryhen raporte seksuale me të vetmen kërkesë, kujdes nga infeksionet.

Gjithë të mirat dhe i uroj jetë të shëndetshme fëmijës tënd.

/komuniteti