Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam shtatzene ne muajin e trete dhe kam dhimbje te medha

Pershendetje doktoreshe! Se pari ju pergezoj per punen qe po e beni. Problemi im eshte ky: Jam shtatzene ne muajin e trete, mirepo ka me teper se nje jave qe kam dhimbje te medha ne fund te barkut dhe ne organin gjenital por me te paperballueshme jane dhimbjet ne shpine aq sa nese ulem apo shtrihem per te pushuar, nuk mund te bej me asnje levizje pa ndihmen e bashkeshortit. Kam kerkuar ndihme nga nje mjeke mirepo ajo me thote se gjithqka eshte normale pasi qe eshte shtatzenia e pare pa me kontrolluar fare ne asnje lloj menyre. une kam frike mos valle bebi im eshte ne rrezik. Kam fituar shume besim ne ju me aq sa kam lexuar pergjigjet tuaja dhe shpresoj shume qe edhe mua do me udhezoni se si duhet vepruar ne kete lloj situate. Gjithe te mirat !

Merjem (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ka shumë arsye që justifikojnë dhimbjen e kurrizit. Por në formën që e përshkruan e vlerësuar me moshën e shtatzënisë, mund të vijë kur mitra është e përkulur në drejtim të sakrumit. Në këto raste rekomandohet qëndrimi sa më gjatë në shtrat me pozicion përmbys duke përdorur një jastëk i cili ka hapsirë në mes të tij. Nëse përjashtohet kjo mundësi, atëherë gjykohet se dhimbjë mund të jetë si shkak i barrës së rritur. Për të lehtësuar dhimbjet; të rekomandoj që bësh banjë me ujë të ngrohtë ose të përdorësh borsa, masazhe me vajra bimorë në vëndet ku ke dhimbje, mund të përdoresh korse dhe së fundmi mund të përdoresh paracetamol.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti