javë pas jave
Pershendetje Luljeta,
Besoj se ky eshte femija yt i pare apo jo? Lendimi i thimthit te gjirit ndodh per shkak te pozicionimit jo te mire te bebes derisa e ushqen me gji. Kjo ty te shkakton djegie dhe dhimbje, kurse beba kur ushqehet mund te shijoje edhe gjakun qe del nga te carat e thimthit. Sic e din, gjaku ka nje shije sikur te hekurit (qe vjen nga hekuri te cilin e permban) dhe kjo mund te beje qe beba ta refuzoje gjirin. Te rekomandoj qe sa me pare te keshillohesh me nje mami me pervoje. Ajo do te te keshilloje se si te pozicionosh beben gjate gjidhenies. Mos perdor asnje pomade apo bar tjeter per lyerjen e gjirit! Nese e lyen gjirin me ndonje pomade, shija e pomades mund te beje qe beba te mos e marre me gjirin.
Kerko keshille nga nje mami dhe te lutem me informo se a do te kesh permiresim!


Pershendetje Dr. Memli, jam nje nene edhe kam beben 1 muajshe, po thithkat e gjinjeve i kam shume te qara, aq te qara sa duket se po me dalin thithat e reja. Gjate gjidhenjes me qesin edhe gjak nga lendimi, deshiroj te di se a eshte e demshme dicka per beben, dhe a ka ndonje ilac sado pak per ti sheruar ose qetesuar dhimbjet qe i kam gjate gjidhenies? Te lutem me keshillo dicka!