Sekret dhe kruarje
F Hoti
(15 vite më parë)
Përshëndetje Fitore
Shenjat që tregon mbi motrën tënde, më bën të mendoj për një vagonozë bakteriale e cila shkaktohet nga prishja e ambjentit vaginal. Metronidazol oral dhe klindamicinë pomadë/krem për lyerja nga jashtë të organit gjenital, mendoj se është trajtimi më efikas në këtë rast dhe besoj se motra shumë shpejt do të kalojë në gjendje normale.
Rekomandoje motrën që të mos tejkalojë higjenën e organeve gjenitale dhe larja të kryhet vetëm me sapun neutral. Kujdes duhet të tregohet edhe për veshjet intime të cilat duhet të lahen mirë, të hekurosen përpara veshjes dhe të ndrohen pas çdo urinimi dhe jo më pak se dy herë në ditë.
Uroj që motra të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Pershendetje, kesaj rradhe kam nje pyetje per motren time, eshte 17 vjec ka sekret vaginal kruarje dhe arome te keqe. Cka me keshilloni te perdore ajo nga terapia sepse kam frike ti jap ndonje ilac apo vaginaleta pa udhezim te mjekut, pasi qe edhe eshte e virgjer. Flm shume me respekt, ju pershendes.